Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaci, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria shqiptare është e papërgatitur për të rinisur vitin e ri shkollor, në bankat e klasave.

Kërpaci vlerëson se qeveria në ikje nuk ka asnjë plan të mirfilltë si do të menaxhohet shëndeti i nxënësve.

Postimi i Floida Kërpacit:

Qeveria e papërgatitur për rinisjen e vitit të ri shkollor!

Shqetësimet e prindërve vijnë në rritje teska afron data e rifillimit të shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve.

Shpërthimi i pandemisë në shkurt detyroi prindërit të dedikoheshin më aktivisht në mësimet e fëmijëve duke marrë dhe rolin e mësuesit gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa nxënësit e të gjitha moshave i detyroi përdorimin e një platforme online kaotike, joefektive dhe plot probleme.

Qeveria në ikje nuk ka asnjë plan se si do të menaxhohet viti i ri shkollor!

Shëndeti i fëmijëve dhe e drejta e tyre për arsim cilësor nuk duhet të trajtohen si çështje të dorës së dytë.

Pa humbur kohë duhet të garantohet arsimi i sigurtë dhe cilësor i fëmijëve si dhe kushte dinjitoze të punës për mësuesit në të gjithë vendin.

Me rifillimin e vitit arsimor Shqipëria nuk mund të kthehet e gjitha si rasti i Kakavisë, kjo do të ishte fatale!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb