Shefja e Europol, Catherine de Bolle për një media gjermane Funke-Mediengruppe ka paralajmëruar shtetet e BE të kenë kujdes nga krimi i organizuar në nisje të vaksinimi masiv ndaj COVID-19.

Sipas de Bolle, krimi i organizuar do të përpiqet që nëpërmjet mashtrimit të përdorë këtë fushatë duke ofruar vaksina jo origjinale, pra false.

Ajo thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë lehtë nëpërmjet mediave sociale, dhe shtetet e BE duhet të jenë vigjilente.

Po ashtu ajo thotë se ka gjasa që vaksinat mund të vidhen, dhe Europol ka identifikuar pikat më të ‘nxehta’ se ku mund të ndodhë kjo prandaj ka marrë masat.

“Ne tashmë u kemi dërguar një paralajmërim Shteteve Anëtare, duke u bërë thirrje atyre që të jenë shumë vigjilentë. Ekziston një rrezik real që grupet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë nevojën për vaksinë për krimet e tyre. “- tha de Bolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb