Shkodrani Gilman Lika ka vlerësuar maksimalisht në emisionin ”Sport News Plus” në News24 ecurinë e Vllaznisë në këtë start të kampionatit.

Sipas Likës, ekipi i qytetit ku u lind dhe rrit ka bërë një nisje të shkëlqyer duke bindur me lojë e rezultate ndaj rivalëve.

A është Vllaznia për titull? Lika thotë se është ende herët për të folur, por pse jo?

“Shpresoj që në javët në vazhdim mediat të flasim më shumë për Vllazninë që ndodhet në vend të parë. Vllaznia ka bërë një nisje të shkëlqyer kampionatiti. Kanë bindur me rezultat dhe lojë dhe në sfidën e sotme e kanë dominuar totalisht Partizanin. Edhe pse Vllaznia fitoi me rezultatin minimal 1-0, kishin 4-5 raste për gol në këtë takim”.

Duhet të besojë Vllaznia për titull? “Është ende herë për këtë gjë dhe nuk është mirë një profesionist të flasi për titull në këtë kohë. Pikët të japin drejt dhe Vllaznia ka dominuar ndaj rivalëve direkt dhe përse të mos shpresojnë për titullin kampion?!”, u shpreh Lika.

Për më tepër Lika thotë me ironi se shkodranëve i pëlqen pak vetja, dhe se nuk duhet të kalojnë në eufori. Po ashtu ai thotë se nëse stadiumet do ishin hapur, me këtë formë që po kalon Vllaznia në ”Loro Boriçi” do të ishin 16-17 mijë veta.

“Po të ishin tifozët do të kishte 16-17 mijë vetë në stadium. Mundohem të flas nëpër media jam munduar që të jap një mesazh të jenë të qetë. Nuk mbaron me një fazë. Duhet të japin maksimumin. Të mos kalojmë në eufori. Na pëlqen pak ne shkodrnëve vetja. Duhet të mendojnë se ndeshja e radhës është finale. Nëse bëjnë kështu, s’do të kenë eufori”- shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb