Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Konferencën e XVIII-të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane.

Në fjalën e tij Balla theksoi rëndësinë e shtyerjes përpara të procesit të integrimit Europian edhe nëpërmjet këtij mekanizmi rajonal.

Sipas Ballës, konteksti gjeopolitik me sulmin e paprecedentë të Rusisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës e ka bërë Europën më të bashkuar edhe pse Europa do të mbetet e paplotë pa integrimin e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Konteksti i ri gjeopolitik por edhe gadishmëria e rajonit për të përparuar në axhendën europian imponojnë një vendosmëri më të madhe të Bashkimit Europian ndaj politikës së zgjerimit vis a vis rajonit”, tha Balla.

Fjala e plotë i Taulant Ballës:

E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian dhe pastaj në darkën e Samitit ku ishin kryeministrat dhe liderët e BE-së dhe më kujtohet Ministri e Jashtëm grek George Papandreou i cili tha që ju të gjithë do të jeni anëtarë të BE-së deri në 2025 dhe ne na duhen edhe tre vjet për të shkuar në 2025-ën. A do të jemi ne anëtarë të BE-së deri në 2025-ës? Për mua me këto mekanizma që ka BE-ja aktualisht është e pamundur që ne të arrijmë këtë ëndërr që na u tha para 20 vitesh. Thënë kjo patjetër që në mendjen dhe në zemrat tona është një çështje shumë shqetësuese që është lufta në Ukrainë. Besoj se të gjithë ne i shprehim ngushëllimet tona popullit ukrainas për humbjen e kaq shumë jetëve atje dhe ne qëndrojmë të gjithë të bashkuar në dënimin e këtij agresioni rus ndaj nje vendi të pavarur, ndaj demokracisë, por kjo situatë e re gjeopolitike që është krijuar duhet të mendojmë më me shumë kujdes dhe duhet ta kosniderojmë Bashkimin Europian si një organizatë strategjike jo thjesht si një organizatë politiko-ekonomike dhe besoj që të gjithë ndajmë të njëjtën bindje se BE-ja është e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe çështja është se kur do të ndodhë kjo. Mbrëmë po flisja me Gegardon nga San Marino, ata kanë bërë një referendum në 2013-ën ku pati votim mbi 50% për t`u bashkuar me BE edhe pse pragu nuk u arrit por kjo nuk ka rëndësi dhe Gerardo është po ashtu si unë, që ai nuk sheh një procedurë të shpejtë për të patur një marrëveshje asociimi me BE-në. Imagjinoni që vetë San Marino ka shumë zhgënjim për këtë proces, atëherë çfarë do të themi ne për Ballkanin Perëndimor. Mendoj që edhe Andora është pak a shumë i njëjti rast, di edhe që në Monte Carlo janë të kënaqur atje me standardin e tyre.
Ne jetojmë në një situatë të re gjeopolitike dhe siç e përmendi Kryeministri ne kemi katër anëtarë të rëndësishëm të BE-së në këtë tavoline, Italinë, Greqinë, Slloveninë dhe Kroacinë. Patjetër që nuk ka asnjë dallim mes tyre përsa i përket pozicionimit të qartë të tyre, që i kërkojnë BE-së për një proces anëtarësimi me të shpejtë për Ballkanin Perëndimor. Por siç e shoh unë dhe do të jap një shembull, le të mendojmë që në Qershor miqtë tanë bullgar do të ndërrojnë mendje dhe do të heqin veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe të fillojnë negociatat. Kjo do të ishte shumë mirë që të ndodhte në Qershor, për mua dhe kolegët e Maqedonisë së Veriut do të ishte një fitore e madhe kjo në Qershor dhe patjetër dhe në Korrik pastaj jeta vazhdon, fillojnë negociatat dhe Serbia e Mali i Zi po negociojnë që nga 2014-ta dhe nuk është se janë shumë larg nesh Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kështu që dua të mendoj që ka nevojë për një reformë të madhe siç po bëjnë europianët mbi të ardhmen e Europës. Besoj se nevojitet një ndryshim në procesin e pranimit në BE. Edhe unë e besoj vërtetë atë që thotë Presidenti Zelenski për një përshpejtim të procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian. Unë mendoj që patjetër kjo duhet të ndodhë edhe me Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani Përëndimor ka të drejtë të mendojë të kërkojë për një proces të përshpejtuar. Duhet të theksoj atë që tha Kancelari Scholz dje në deklaratën gjatë takimit më Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti, dhe këtë i`a ka thënë edhe Kryeministrit Rama disa javë më parë që Gjermania është gati të mbështesë një proces më të shpejtë anëtarësimi të Ballkanit Perëndimor dhe mendoj që katër shtetet që janë në këtë tavolinë duhet të jenë në pararojë të kësaj mbështetjeje.
Unë e thashë dhe nuk kam dyshime që Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia janë pararoja, por siç kemi këtu liderë të parlamenteve të huaja unë sinqerisht do t`ju kërkoja nëse në parlamentet tuaja mund të inicioni rezoluta për t`i kërkuar Këshillit Europian, Parlamentit Europian, Komisionit Europian, qeverive tuaja që të ketë një proces më të shpejtë aderimi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjatë vizitës sime në Athinë para një muaji fola me zëvendëskryetarin Kaklamanis i cili kryeson Komisionin për çështjet e Integrimit Europian në parlamentin grek dhe e pranoi që ishte shumë i hapur besoj në të tre parlamentet e tjera, të dyja dhomat si në atë Italian mund të miratojnë një rezolutë, duke patur parasysh situatën gjeopolitike që është krijuar pas këtij agresioni të pa justifikuar Europa duhet të bëhet më e bashkuar dhe në fakt unë besoj se mund ta pranojmë të gjithë që në fakt Europra nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot.
Lufta në Ukrainë e ka bërë Europën më të bashkuar, por këtë moment mund ta shfrytëzojmë për një qëllim më të mirë dhe qëllimi më i mirë për të gjithë ne është që Evropën ta bëjmë realisht të bashkuar për të mundur që vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë shpejt. Unë e di që ndoshta nuk jemi gati që të jemi anëtarë të Këshillit Evropian që nesër, mund të ketë vende që mund të shfrytëzojnë veton, ne nuk duam të shkojmë atje thjesht për të ushtruar të drejtën e votës por kur të shkojmë të takojmë zyrtarë në Bruksel ne të kemi tre çështje, ne duam akses në fondet strukturore, në fondet e kohezionit social dhe në tregun e punës. Këto janë tre shtyllat që nuk krijojnë problem me askënd. Nëse ne kemi akses në këto tre fonde atëherë unë i kuptoj edhe vështirësitë për të negociuar mbi peshkimin, mbi bujqësinë, mbi sistemin e drejtësisë ku Shqipëria është pararojë me reformën në drejtësi që kemi bërë. Javën e kaluar na erdhën deputetë nga Moldavia të cilët do ta marrin reformën në drejtësi tonën për ta zbatuar në vendin e tyre në Moldavi. Duke thënë këtë ndoshta provokova pak, por besoj se për këtë jemi mbledhur për të ngacmuar mendimet dhe idetë, për të diskutuar. Jam shumë i kënaqur që për herë të parë i`a dolëm sepse gjithmonë kemi diskutuar në zoom dhe webex dhe besoj që është momenti i duhur që diplomacia parlamentare të ndërmarrë rolin e vet dhe besoj që nisma Adriatiko-Joniane është një kuadër shumë i rëndësishëm sepse ne kemi këtu mundësinë për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët.

19bbc588 597a 4530 98c1 0592aef79b02

94705acd 43f6 4e32 8dc9 D402dfc4182a

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: