Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën në planin e tyre për të zgjeruar boshtin opozitar po kryejnë bisedime me parti të tjera politike. Zyrtarë të të dy partive janë optimistë për zgjerimin e këtij blloku që u nënshkrua më 18 prill të këtij viti.

Zëdhënësi i AAK, Muharrem Nitaj, tha se po shqyrtohen partitë politike që mund t’i bashkohen bllokut opozitar me qëllim ndryshimin e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme, shkruajnë mediat kosovare.

“Po shqyrtojmë partitë dhe individët që do t’i bashkohen platformës tonë për Kosovën. Dera do të jetë e hapur për ofertat që na vijnë. Jemi optimistë në rezultate konkrete për zgjerimin e bllokut” është shprehur Nitaj.

Po ashtu edhe sekretari i Nismës për Kosovën, Bilal Sherifi, tha se AAK dhe NISMA janë të hapur për bashkëpunime të reja.

“Koalicioni NISMA-AAK është i hapur për bashkëpunime të tjera. Po bisedojmë me parti që duan t’i bashkohen frontit opozitar me qëllim që të dalim forcë e parë politike vitin e ardhshëm,” tha Sherifi.

Më 18 prill të këtij viti AAK e Nisma nënshkruan marrëveshje për një koalicion parazgjedhor pas prishjes më Vetëvendosjen

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: