TIRANE- Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka reaguar sot në lidhje me një prej nismave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me rishikimin dhe heqjen e dekoratave të dhëna për persona të ndryshëm, kryesisht ata të periudhës së komunizmit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Doda ka kritikuar ashpër nismën që pritet të shqyrtohet në Kuvend. Duke e cilësuar si të pavërtetë Ramën, ajo shkruan: “Që të bësh gjëra të mira, duhet te kesh mendje e zemër, dhe të besosh…”.

REAGIMI I PLOTE
O Zot, sa i pavertete je….

E propozuam heqjen e medaljeve tre vjet perpara, vrapove te depositoje dhe ti nje draft tjeter… i frigur se po te vidhnim nje cope lavdie ku veç lavdi nuk kish, e pastaj i paralizove te dyja propozimet..Dje te zuri syte prape e keqja qe po rritet ne kte vend ku lavdia e diktatures po te kthehet si flakurime fytyres per gjithe zhgenjimet qe njerzit pesojne e per gjithe ate qe po rrit heshtur çdo dite nder to….Vrapove tek ligji i medaljeve perseri, ashtu siç vrapoje tek çeshtja çame dikur e tani i ke harruar dhe emrin, ashtu si merr çdo pike te programit tone dhe e shet per tenden.

Don ta dish? Me vjen shume mire qe ne fund fare perfundon te besh ato qe kemi thene ne, megjithse me sa duket ne brenda mendjes tende ishim armiku jot me i madh… me vjen shume mire se veç talentin, mendjen e perkushtimin me sa duket nuk e vjedh dot…
Po ta them megjithse e di qe nuk ke forca te besh sikur e kupton. Qe te besh gjera te mira, duhet te kesh mendje e zemer, dhe te besosh… te besosh se çeshtja çame nuk eshte kot, enuk eshte e perdorshme as per ca vota me shume e as per te futur sherr e ndasi. Eshte vuajtje per ca njerez, ndaj mos u tall me to kur njehere ben si i perkushtuar e me pas i harron emrin.

Antikomunizmi nuk eshte gargare per te shplare gojen. Eshte e detyrueshme pas asaj historie dramatike te vendit te perkushtohesh ne nje pakete ndarje historike me te kaluaren. Po te them dhe nje tjeter e nuk do te them me qe ke kryer plagjature… mirato ligjin kunder propogandes komuniste, do i duhet ketij vendi… Por me shume do i duhet nje njeri i vertete, qe i ndjen dhe perkushtohet ne kauzat e medha e dramatike te ketij vendi. Ti i perdor… por nuk din as te perkushtohesh ne parime e as te ndihmosh ne zgjidhje … e kjo te ben te vogel, meskin e miop….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb