SHBA

Armand Hysa, është një emigrant shqiptar në Nju Jork i cili tashmë zotëron 2 restorante në SHBA.

Hysa ka vendosur që të solidarizohet në këtë moment të vështirë për popullin amerikan duke ofruar ushqim për punonjësit e policisë, zjarrfikëses, mjekët por edhe për familjet në nevojë, për ata që kanë humbur punën ose nuk kanë mundësi.

Nga Nju Jorku gazetari Ani Elezi shprehet për Neës24 se në SHBA ka parë një solidaritet të jashtëzakonshëm, e kundërta e asaj që ndodh në Shqipëri ku bizneset dhe tregtarët jo vetëm nuk solidarizohen por edhe rrisin çmimet në kohë krizash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb