420 të rinj nga 14 shkolla nëntë vjeçare dhe të mesme publike i janë bashkuar nismës kundër dhunës mbi bazë gjinore dhe bullizmit, projekt që ka zgjatur dy vite dhe është financuar direkt nga qeveria gjermane.

Gjetjet e programit synojnë në forcimin e mekanizmave dhe protokolleve në shkolla për parandalimin e dhunës mbi bazë gjinore përmes edukimit të moshave të reja për sinjaliizimin dhe parandalimin në kohë të çdo forme dhune qoftë në ambientet shkollore në familje e më gjerë.

Edlira Çepani drejtuese e rrjetit për baraza gjinore e cilëson një epidemi në rritje dhunën e çdo forme që viktimizon fëmijët në Shqipëri ku pranon se një ndër shqetësimet e mëdha është edhe dhuna seksuale.

Studimet tregojnë se 1 në 5 fëmijë në Shqipëri bullizohet ndërkohë masat e marra nga strukturat shtetërore vlerësohen nga ekspertët jo serioze për të frenuar fenomenin në rritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb