Thibaut Courtois u prezantua dje te Real Madrid dhe foli me fjalë të mëdha për ‘galaktikët’, diçka e cila nuk iu pëlqeu tifozëve të Atletico Madrid, të cilët e kanë parë lojtarin të luajë për 4 sezone me fanellën e tyre.

Për këtë arsye një faqe e njohur e tyre në rrjetet sociale i kujtoi portierit një moment kur shante klubin madrilen, duke e nxjerrë keq atë.

Gjithsesi hakmarrje ndaj Courtois nuk do të përfundojë këtu. Në fakt, në Twitter ka filluar një nismë që i fton tifozët të blejnë minj lodër te Ikea, për vetëm 1 euro, për t’ia hedhur belgut në ndeshjen ndaj Real Madrid që do zhvillohet në “Wanda Metropolitano”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb