Periudha e gjatë e tranzicionit në Shqipëri ka sjellë dhe shumë raste kur ndërtues të ndryshëm pasi kanë mashtruar blerësit dhe u kanë marrë lekët janë larguar duke mos i përfunduar ndërtimet të cilat i kanë lënë karabina. Për shkak edhe të një vakumi ligjor kjo ka sjellë që shumë qytetarë të mos e gjejnë dot ende të drejtën e tyre, ndërsa prona ka mbetur e pazhvilluar dhe tashmë e amortizuar. Pikërisht për t’i dhënë zgjidhje kësaj kategorie, qeveria në projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, i ka dedikuar disa dispozita të veçanta që trajtojnë pikërisht rastet kur ndërtuesit apo sipërmarrësit kanë shpallur falimentin, nuk kanë përfunduar objektin apo edhe nuk kanë ndjekur procedurat për ta legalizuar objektin.

Falimenti

Më konkretisht për ndërtimet pa leje, që kategorizohen si objekte me shkelje të lejes së ndërtimit, kur subjektet ndërtuese apo investitorë janë në kushtet e nenit 99, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, pra kanë falimentuar apo nuk plotësojnë detyrimet që burojnë nga ky ligj, duke braktisur procesin legalizues, miratimi i legalizimit kryhet për poseduesit e ndërtimit që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktore me ta. Thënë ndryshe të gjithë qytetarët që kanë një kontratë parablerje me një ndërtues që ka falimentuar apo ka braktisur objektin, atëherë ata mund ta vazhdojnë vetë procesin e zhvillimit të objektit dhe të legalizimit të tij. Detyrimet për pagesat, në zbatim të këtij ligji, dhe detyrimet tatimore, që i janë ngarkuar subjektit ndërtues, nuk pengojnë legalizimin në favor të poseduesve. Agjencia Shqiptare e Kadastrës si institucioni i ri që do të merret me procesin e legalizimit dhe hipotekimit ka për detyrë t’i dërgojë njësive të vetëqeverisjes vendore listën e subjekteve zhvillues/investitorë, të cilët kanë shkelur kushtet e lejes së ndërtimit apo nuk ndjekin procedurat e legalizimit, me qëllim evidentimin e tyre si subjekte me risk në keqmenaxhimin e territorit.

Procedura
Ndërkohë që procedurat e veçanta të legalizimit në favor të poseduesve, sipas këtij parashikimi, si dhe rregullat për përfundimin e procedurës nga subjektet ose shoqëritë ndërtuese, përcaktohen me vendim të Këshilli i Ministrave. Pra, nisur nga fakti se bëhet fjalë për një kategori krejt të veçantë, procedurat kon-krete të detajuara të legalizimit të këtyre lloj objekteve do të përcaktohen me vendim të qeverisë.

Te plote e lexoni ne Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb