Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Grabomi i Malësisë të Madhe ka deklaruar se ‘’Ballkani i Hapur’’ është një nismë gjithpërfshirëse që synon të gjitha vendet e rajonit.

Sipas tij nuk është një shpikje e re, por thjesht një nismë në kuadër të procesit Berlinit që njerëzit e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndihen të lirë.

Ai shtoi se nisma nuk është përjashtuese dhe në nismë duhet të përfshihen edhe Mali i Zi, Kosova e Bosnja. Për Ramën duhet të hiqen të gjitha barrierat dhe qytetarët në vendet e rajonit nuk duhe të humbasin më asnjë minutë në pikat kufitare.

 

”I nderuar kryeministri Krivokapiç, i dashur Dritan, të nderuar dhe të dashur miq. Sot është një ditë e mirë sepse bie një tjetër mur mes nesh, Shqipërisë dhe Mali të Zi, dhe është një lajm i mirë për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë dhe që nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze dhe një mundësi për të kaluar mes kesaj pike duke u ndjerë qytetarë të denjë të dy vendeve. Nuk mjafton të ndërtosh një infrastrukturë dinjitoze dhe as të të hapësh një pikë të re doganore nëse së bashku nuk heqim të gjitha barrierat jo tarifore dhe nëse nuk e bëjmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minutë në pritje të identifikimit të dokumetnave.

Pavarësisht se kjo pikë është me kushtet e BE, përsëri kamionët që do të lëvizin nga Mali i Zin ë Shqipëri e anasjelltas duhet të presin për kontrollet dhe do të duhet të bëjnë edhe dy kontrolle në një numër të kosniderueshëm rastes, kjo nuk shkon dhe duhet ta ndryshojmë.

Së shpejti siç kam folur me Abazoviç, mikun tim Dritanin ne do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me pjesën e Shtojit këtej, nuk e kuptoj si do të ndërtojmë një urë që është në radhë të parë një rrugë kalimi turistik dhe aty do të kemi prap kontrolle.

Shpresoj që paralelisht me urën të bëjmë dhe shembjen e barrierave burokratike, jotarifore, identifikimi i njerëzve,dhe ura të jetë nga një anë e lumit në tjetrën për gjithë turistët, qytetarët, vizitorët pa patur nevojë të ndihen se aty po ndahen nga një shtet në tjetrën.

Kjo është ajo që ndodh në BE. Kudo ka ura kalimi, ndodh pikërisht kështu, s’ka barrier, pritje, kontrolle, identifikim dokumentash. S’kemi nevojë të shpikimim asgjë të re. Një hapësirë ku sundojnë 4 lirirtë ëe BE.

Ky është qëllimi i nismës që kemi ndërmarër, bashkë me Presidentin e Sebrisë dhe kryeministrin maqedonas.

Është një nismë, në të gjitha vendet e rajonit tonë, përfshirë edhe Malin e Zi, Kosovën e Bosnjes, njerëzit të ndihen të lirë, dhe sipërmarrësit të ndihen me të njëjtin standard sin ë BE. Nëse sot nëse të gjithëve u duhet të presin për të hyër në BE, s’kanë pse të presin edhe për në vendet e rajonit.”- tha Rama.

 

 

HAPJA E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE DHE URA VELIPOJË-SHTOJ

Rama mori pjesë me homologun e vet malazez në çeljen e pikës kufitare. Rëndesia për banoret e  Plavës dhe Gucisë në lidhje me shqiptaret por dhe Podgorice dukë hyre në territorin shqiptar.

Edhe këtë inagurim Rama e çoi në favor të iniciativës ‘’Ballkani i hapur’’. Krymenistri shqiptar duket të ketë folur edhe me homologun Krivokapiç për nismën e re.

Rama foli dhe per projektin e ndërtimit të një Ure qe lidh Velipojën e Shqipëisë me Shtojin në Mal të Zi, një iniciative qe perflitet prej 30 vjetesh.

Duket se kryeministri shqiptar në takimin në Tiranë me Abazoviç i kanë dhënë një drejtim këtij projekti. Mësohet se Abazoviç i ka kërkuar Ramës për të bërë urën si një projekt i përbashkët.

Ndërtimi i kësaj ure lidhëse mse dy vendeve është me rëndësi strategjikë për interesin kombëtar dhe nënkupton çeljen e 2 pikave kufitare, e cila është një procedurë e komplikuar. Gjithsesi Rama e gjeti edhe këtë rast për të rilançuar idenë e heqjes së barrierave.

Detaji që ra në sy gjatë inaugurimit ishte kërkesa e Ramës që Abazoviç të futej mes tij dhe Krivokapiç për të prerë shiritin. Rama me Abazoviçin nuk ka folur vetëm për urën lidhëse, teksa ai vetë po përpiqet të fuqizojë ndikimin e tij në Mal të Zi, por kësaj here jo nëpërmjet Gjukanoviç, mikut të tij apo partive shqiptare të cilat janë 13 në shtetin fqinj, por edhe politikanit premtues që pati rol kyç në rotacionin e Malit të Zi, duke ruajtur stabilitetin, orientimin pro-perëndimor, qëndrimin në NATO, njohjen e Kosovës, dënimin e gjenocidit në Srebrenicë apo kthimin e pronave të shqiptarëve.

Rama ‘they akullin’ me Abazoviç gjatë një vizite të këtij të fundit në Tiranë u prit si nga Meta, poa shut nga Basha që i entuziazmuar foli për një model të ri politik.

Abazoviç me ardhjen në Tiranë rifitoi kuotat e humbura prej deformimeve që i bënë shpesh në rrjetet sociale falë kundërshtarëve të tij politik për intervistat e tij për Skënderbeun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb