Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për nismën e maxhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, deklaroi se shumica në qeveri është e vendosur.
Nazarko theksoi se sidoqoftë, Shqipëria nuk ka detajim ligjor për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Besoj se këtë herë shumica është e vendosur, por mendoj se koha e zgjedhur tregon një lloj nguti. Në rastin e parë kishim akte nga presidenti, ndërsa tani kemi deklarime. Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor të rregullt për procedurën e shkarkimit të presidentit. Presidenti ka thënë se Komisioni Hetimor është shashkë, duke nënvlerësuar këtë që po ndodh. Rama do donte që të ndante pushtetin me të tjerët, që të bëjë njësoj si Merkel dhe liderët europianë. Mund të kishim ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të mos pasur vjedhje votash etj”, tha Nazarko.

Duke kaluar tek zgjedhjet dhe deklaratat nga opozita, Mentor Nazarko nënvizoi se kryedemokrati Lulzim Basha po konteston zgjedhjet, në përpjekje për të impaktuar zgjedhësit.

PD nga njëra anë do të marrë pjesë në parlament, pra do e njohë Kuvendin. Nga ana tjetër do të përsërisë zgjedhjet në disa zona të caktuara, e me ndihmë të avokatëve të mirë apo ndërmjetësim nga ndërkombëtarët, mund të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

Basha ka mbështetjen e Berishës, që është përfshirë në fushatë të denoncimit të vjedhjes së votës. Këtu nuk ka asgjë të re. Kemi edhe ofertën bujare të PS, që sipas Ramës, nuk ka vija të kuqe. Për zgjedhjet, raporti i OSBE-ODIHR është i rëndësishëm e ndërkombëtarët përshëndetën fituesit. Duhet të dime se pretendimet nuk kanë vlerë juridike”, përmbylli Nazarko.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb