TIRANË

Analistët kanë komentuar në studion e News24, në emisionin “Pikat mbi i” situatën politike në vend dhe nismën e maxhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Analisti Artur Zheji i shikon sjelljen dhe qëndrimet e Presidentit si një reagim për vetëmbrojtje. Ai thotë se situata nuk ka qenë normale, ndaj dhe reagimet e tij janë të tilla.

“Ka qenë me detyrim përcaktim dhe mënyra provokuese e verbit të Ramës. Por situata nuk ka qenë normale. Në një situatë normale është e dënueshme, në një situatë anormale është një reagim për vetëmbrojtje. Ai vret por është i pafajshëm. Duke dashur të mbrojë Kushtetutën, ka vrarë një nga nenet e kushtetueshmërisë së pozicionit të tij”, deklaroi Zheji.

Ndërkaq Blendi Kajsiu deklaroi se Ilir Meta u vendos aty për të ‘shkelur ‘kompetencat e tij. Sipas tij, gjithë nisma e maxhorancës është për të fituar pikë.

“Iu dha një mision i pamundur, që kur u vu një person super politik. Ishte një lëvizje strategjike politike nga zoti Rama se me këtë mënyrë vriste më një gur dy zogj. Kjo është kronikë e një shkarkimi të parathënë. Ajo që është shqetësues është fakti si përdoret shteti dhe institucionet shtetërore për strategji dhe interesa të ngushta politike. Kjo buron që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 që dhe këto u bënë me iniciativën e zotit Rama kur kishim një president mbi palët për zgjedhjen e tij.
Precedenti i presidentit politik ishte zoti Nishani. Presidenti nuk duhet të jetë politik. E gjithë kjo që bëhet nga maxhoranca është për të fituar pikë”, deklaroi Kajsiu.

Zheji shtoi se nuk është qëllimi i maxhorancës shkarkimi i Metës, por zhurma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb