TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi se sektori energjetik në vend është mbi 80 për qind e investimeve janë nga donatorë të huaj.

Në një takim për nismën për transparencë në industrinë nxjerrëse ku u publikuan raportet për vitin 2013 dhe 2014, Gjiknuri pohoi se kjo është një kontribut për mirëqeverisjen.

“Këto të dhëna për pasuritë natyrore duhet të bëhet të ditura. Sa mund të kontribuojmë për punësim. Gjithçka nis nga transparenca. Rritja e prodhimit vendas, e industrive nxjerrëse si dhe përpunimi i tyre, siç është ai i kromit, ka një rritje të punësimit pasi është rritur dhe investimi. Këto industri kanë një kontribut në bilancin tregtar. Rritja e prodhimit qoftë në energjinë elektrike, qoftë nga fosilet, është e rëndësishme për bilancet tregtare. Rruga e çmimeve, dhe minierave e naftës, ka shkuar ne nivelin më të ulet historik. Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë. Debati është gjëja më e mirë që ne presim.”, tha Gjiknuri.

Ndër të tjera ai u ndal tek çmimi i naftës për 2013-2014. “Po të shohim të ardhurat nga nafta, 2013-2014- niveli i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Ka pasur një miradministrim më të mirë dhe shërbim më të mirë. Në vitin 2014 ka pasur tendencë të uljes së çmimit, por të ardhurat nuk ndryshuan.”, theksoi Gjiknuri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: