Kreu i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani në një komunikim për mediat ka njoftuar se regjistrimin për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai u shpreh se vizioni i tyre për Tiranën, ndryshon nga çfarë është thënë deri më tani, pasi theksoi se synimi është ulja e kostos së jetesës duke hequr taksat  e panevojshme.

“Krejt ndryshe nga ata që e kanë lënë këtë rrugës, ju e keni parë që nisma “Thurje” i ka rezistuar dimrit, ne kemi një vizion për këtë qytet por edhe për të gjithë Shqipërinë vizioni ynë është për një Tiranë krejt ndryshe. Ne duam të ndryshojnë çështjen e trafikut në qytet që sot i merr 36 orë çdo muaj ne kemi një plan për të zgjidhur problemin e transporti publik në Tiranë ju jeni të vetëdijshëm për atë që ndodhi dje. Ne kemi një plan për ta transformuar transportin publik që do na japë mundësi studentëve të udhëtojnë falas dhe pensionistëve. Oferta jonë politike synon që të ulim koston e jetesës, thelbi ynë është që të heqim disa taksa të panevojshme dhe të ulim koston e banesave të zgjidhim dhe problemi e ujit. Nuk kemi premtime fantastiko-shkencore me satelitë. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, nisma “Thurje” ka këtë zgjedhje me dy raunde, tek i pari do të mbledhim firma kudo që të garojmë. Për hir të së vërtetës nuk ka qenë kurrë më i qartë kontrasti midis regresit dhe progresit”, tha Shabani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb