Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erli Murati, i ftuar në emisionin “Real Story”, në
“News 24”, komentoi propozimin e PD për vetingun në politikë.

Sipas Muratit, nuk duhet përjashtuar mundësia se Basha nëpërmjet këtij propozimi, kërkon të largojë nga Parlamenti persona që i shikon si rivalë.

Madje sipas tij, “kërcënim” mund të jetë dhe rifutja e presidentit aktual Ilir Meta në politikë, që nëse ndodh, Bashës do t’i duhet të bashkëdrejtojë me të opozitën.

“Unë besoj që kjo është një nismë e rrezikshme, ndoshta jo për tani, por për të ardhmen. Pse PD, e ka linçuar këtë që në vitin 2015. Ka një marrëveshje paraprake mes PD dhe PS. Kemi dëgjuar qëndrimin publik të zotit Rama se ka thënë se do të dëgjojë propozimet, apo ka një ftesë nga zoti Rama për të eliminuar rivalët e përbashkët. Kam dyshimin e arsyeshëm se dhe ish-kryeministri Berisha tha se kjo iniciativë bëhet për të pastruar personat që janë non grata brenda PD. Pra mund të bëhet kjo dhe për të larguar Sali Berishën.

Por dyshoj se Basha e bën këtë edhe për të eliminuar politikanë të tjerë, që mund të gjejnë kleçka ligjore për të bashkëdrejtuar opozitën, sepse dhe vera e 2022 është afër, e këtu i referohem presidentit Meta. Unë dua të besoj se duke nisur që nga largimet e Patozit, Halim Kosovës. Unë mendoj që objektivi i zotit Basha s’ëshë të qëndrojë në opozitë, por të synojë pushtetin. Unë e kam lavdëruar faktin dhe vendimin e tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Berishën, por nga ana tjetër detyra e një kryetari i një partie të madhe politike nuk është të largojë cilindo që i del kundër, por duhet të hapë partinë dhe të forcojë”, tha Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb