Prodhuesi japonez do t’iu ofrojë blerësve në Evropë modelin Qashqai me motor të avancuar dizel 1.5 litra.

Sipas Nissan, 90% e komponentëve në këtë motor janë modifikuar dhe është përforcuar edhe me pesë kuaj fuqi shtesë. Në këtë mënyrë, ky agregat tash ofron 115 kuaj fuqi.

Qashqai me motorin e avancuar dizel shpenzon mesatarisht 3,8 litra në 100 km, varësisht nga dimensioni i gomave të montuara dhe emiton 100 gramë CO2 për kilometër.

Nissan ka pajisur motorin me teknologjinë më të re, e cila mundëson zvogëlimin shtesë të emetimit të dyoksidit të azotit dhe agregati përmbush standardin më të ri ekologjik Euro 6d-Temp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: