ITALI

Thuajse shtatë kilogramë kokainë janë sekuestruar sot në portin e Barit dhe dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Sipas mediave fqinje  kokaina vinte nga Holanda dhe kishte destinacion Shqipërinë.

7 Kg
7 Kg

Operacioni u zhvillua nga guardia di financia në bashkëpunim me funksionarë të agjensisë së doganës. Gjatë operacionit janë sekustruar edhe 150 mijë euro para.

Dy personat e arrestuar, dy kamionistë të cilët do transportonin kokainën i përkisnin moshës 30 dhe 44 vjeç, udhëtonin në bordin e një kamioni frigorifer i cili transportonte 20 tonelatë patate të ngrira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: