Një pilot 17-vjeçar u ul me avionin e tij në Skoci, në përpjekjen për thyerjen e rekordit botëror si personi më i ri në moshë që fluturon i vetëm rreth globit.

Mack Rutherford u nis nga Sofja më 23 mars të këtij viti dhe fluturoi për në Itali dhe Greqi.

Që atëherë ai ka fluturuar nëpër botë, duke u përballur me stuhitë e rërës në Sudan, nxehtësinë ekstreme në Dubai, mbylljen e aeroporteve në Indi dhe shumë çështje teknike.

Adoleshenti belgo-britanik zbarkoi në Aberdin, në fazën e fundit të udhëtimit të tij të kthimit për në Sofje, ku ai shpreson të mbërrijë më 24 gusht.

“Ka shumë njerëz të moshës sime që bëjnë gjëra të mahnitshme. Shpesh pak njerëz dinë për to. Së bashku mund të tregojmë se të rinjtë bëjnë ndryshimin”, thotë Rutherford.

Mack synon të thyejë rekordin e fluturimit i vetëm nëpër botë, aktualisht i mbajtur nga britaniku Travis Ludlow, i cili e përfundoi këtë sukses në moshën 18 vjeç e 150 ditë.

Adoleshenti dëshironte të bëhej pilot që në moshën tre vjeçare dhe u kualifikua për patentën e pilotit në shtator 2020, gjë që në atë kohë e bëri atë pilotin më të ri në botë në moshën 15 vjeç e dy muaj.

Adoleshenti po fluturon me një të ashtuquajtur ”peshkaqen”, një avion ultra i lehtë me performancë të lartë dhe me një shpejtësi që arrin deri në 300 km/h.

Avioni është përgatitur posaçërisht për një udhëtim kaq të gjatë dhe kompania ICDSoft, sponsorja kryesore i Mackut, po i jep hua avionin për këtë përpjekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb