SERBI- Një 18­-vjeçar shqiptar ka rënë pre e dhunës me baza etnike në Novi Sad të provincës së Vojvodinës në Serbi. Ai është rrahur nga disa të rinj serbë, të cilët e dëgjuan të fliste shqip në telefon. Gazeta serbe “Blic” raporton se i riu i identifikuar me inicialet D.K. është banor i Novi Sadit.

Ai ishte duke folur në telefon me të ëmën e tij në gjuhën shqipe. Pas telefonatës, të riut shqiptar i janë afruar disa moshatarë serbë, të cilët fillimisht i kanë kërkuar një cigare.

Më pas ata kanë nisur ta sulmojnë dhe e kanë shtrirë përtokë.

Gjithashtu, sipas “Blic”, shqiptari është qëlluar edhe me gurë.

“Dëgjova disa njerëz që po më afroheshin dhe më pyetën nëse kam cigare. U thashë se nuk e pi duhanin dhe ata nisën të më shqelmonin, derisa dikush u afrua të më ndihmonte. Sikur të mos ishte ai mund të kisha përfunduar më keq”, rrëfen ai.

“Unë nuk e di se cilët ishin, por mendoj se shkaku i sulmit ka qenë të folurit në gjuhën shqipe. Isha duke biseduar me nënën time në telefon”, shtoi D. K.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: