Policia në Elbasan ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi ky i fundit dhunonte nënë e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata”, njofton policia.

Kujtojmë se rastet e dhunës në familje, kryesisht ndaj të moshuarve janë shtuar ndjeshëm, madje me një vrasje dhe një plagosje të rëndë të regjistruar gjatë kësaj jave, ku në Patos i biri goditi disa herë me thikë nënën, ndërsa në Divjakë, babai u mbyt nga i biri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb