José Mourinho, kudo që ka shkuar ka lënë gjurmë në zemrat e tifozëve, por një 59 vjeçare angleze, Viv Bodycoten ka vendosur që për dashurinë që ka për portugezin, të pikturojë lëkurën e saj.

Gruaja ka bërë në fakt 20 tatuazhe për Special One. ‘Do të vdisja për ta parë Mourinho një herë. Ai është i vetmi burrë me të cilin do e tradhtoja bashkëshortin tim’ ka deklaruar për të përditshmen angleze Mirror.

Tatuazhin i fundit gruaja e ka bërë në këmbë. ‘Tatuazhin i fundit që është dhe më i madhi se të tjerët thotë se e adhuron. Nuk ka asnjë ditë që unë të mos shoh fotot e tij në web dhe mezi pres që të fillojë sezoni sportiv. Edhe kur më intervistojnë në radio pas ndeshjeve unë nxehem me të gjithë ata që kritikojnë Mourinho.

59 vjeçarja tregon që në 2015, pas shkarkimit të trajnerit nga Chelsea, vendosa të mos festoj Krishtlindjet: ’Kur nipi më tha për shkarkimin e trajnerit të Chelsea vendosëm të anulojmë Krishtlindjet dhe nuk hëngrëm darkë. Do të doja vetëm ta përqafoja dhe ti thoja që gjithçka do të shkojë mirë.

Fqinjët e mi më thonë se përse nuk bëj tifo për Leicester, por unë jam dashuruar me një trajner futbolli dhe, edhe nëse Jose do të vendosë të lërë Manchester United për të shkuar jashtë Anglisë, atëherë edhe unë do ti them lamtumirë skuadrave angleze, sepse për mua nuk është vetëm Special One, por është ‘The only one’ tregon gruaja.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb