Rreth 20 derra pritet të mbajnë zogjtë larg pistave në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, duke ndihmuar kështu në parandalimin e përplasjeve të tyre me avionët.

Ideja pas këtij projekti pilot është se derrat hanë gjithçka, duke e pastruar plotësisht mjedisin e mundshëm për të pasur ushqim, që do të thotë se patat e egra dhe zogjtë e tjerë nuk do të ndalojnë për të kërkuar ushqim atje.

“Prania e tyre mjafton që patat të mos zbresin këtu në fushë”, tha një fermer për transmetuesin Euroneës, në një raport të botuar të enjten në mbrëmje.

Aeroporti njoftoi përdorimin e derrave si dordolecë të gjallë më 24 shtator, ndoshta në mënyrë që udhëtarët të mos befasohen nga pamja e tyre pranë pistave të avionëve.

Njoftimi për shtyp deklaroi se qëllimi ishte të “sigurohej një shkallë optimale e sigurisë së aviacionit”.

Projekti pilot plotëson një sërë masash teknike për parandalimin e shpendëve, nga gjeneratorët e zërit te lazerat.

Sipas aeroportit, një radar special për shpendët dhe vëzhgimi i shpendëve do të përdoren për të provuar nëse përdorimi i derrave është me të vërtetë efikas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb