Për herë të parë në histori, një avion ”Airbus A340” u ul në Antarktidë, sipas BBC.

Ekuipazhi i ”Hi Fly 801” u drejtua nga kapiteni Carlos Mirpuri, i cili është gjithashtu edhe zëvendëspresident i kompanisë ”Hi Fly”.

Fluturimi zgjati pesë orë e gjysmë dhe ekipi kaloi më pak se tre orë në breg në Antarktidë duke mbuluar 2 500 milje detare.

“Pista është bërë nga pajisje speciale, që ka një koeficient adekuat frenimi”, theksoi kompania.

Fluturimi i parë i regjistruar në Antarktidë ishte një monoplan ”Lockheed Vega 1”, në vitin 1928, i drejtuar nga George Hubert Wilkins, një pilot dhe eksplorues ushtarak australian.

Fluturime të shkurtra si këto ishin mënyra se si shkencëtarët dhe hartografët fituan informacion jetik për topografinë e Antarktidës.

Deri më sot, nuk ka aeroport në Kontinentin e Bardhë, por ka rreth 50 pista ajrore.

Australia dhe Afrika e Jugut janë vetëm dy nga fuqitë globale me interesa në Antarktidë.

Meqenëse shumica dërrmuese e njerëzve mbërrijnë në Kontinentin e Bardhë me anije, të shohësh një ”A340” duke u ulur në një pistë akulli është sigurisht e këndshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb