Një 18-vjeçare shqiptare me banim në Castelmassa, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident të tmerrshëm në Torretta di Legnago, në zonën e Veronese.

Lajmi u përhap në qytezën e Castelmassa në mëngjes, duke shkaktuar një valë dhimbjesh dhe hutimi për humbjen e vajzës së quajtur Bianca Papushallaj.

Sipas informacioneve fillestare, Bianca ishte duke udhëtuar me një shoqen e saj drejt Legnago-s, përgjatë rrugës provinciale 46, në një zonë fshati.

Papritur, rreth orës 21, sipas rikonstruksionit të ngjarjes rrëshqitja e frikshme bëri që makina të përplasej me një rrap. Aktualisht nuk ka asnjë provë për kontakt me automjete të tjera, ndërsa shoqja e të resë shqiptare me iniciale M. C. Ndodhet në gjendje të rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mjekët sqaruan se Bianca vdiq menjëherë. 18-vjeçarja ishte nxënëse e shkollës së mesme artistike Munari në Castelmassa dhe së fundi kishte filluar të punonte në fshat si barmene në një kafene.

Familja e shqiptares është e njohur dhe e respektuar në vend. Ajo la pas babain e saj të quajtur Rudin, që është tepër i njohur pasi luan në ekipin e futbollit Amatori Castelmassa, nënën e saj Eva dhe vëllain, Joi.

Mesazhi që tezja e Biankës, Sara, ka dashur t’i kushtojë mbesës së saj të larguar nga aksidenti në rrjetet sociale është zemërthyes.

Lajmi i tragjedisë tronditi edhe ambientin e shkollës artistike “Munari”, studente e së cilës Bianca ishte. Kujtimi i një profesori të saj është shumë prekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb