TIRANE

Ish-ministri Edmond Panariti ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria, të cilin e quan një akt procedurial të shembullit të keq.

“Kryesimi i OSBE-se, nga Shqipëria mbetet një akt procedural i shembullit te keq! Asnjë nga të 57 vendet anëtare te kesaj organizate, nuk ka “situate shqiptare” . Sepse asnje nuk ka mungese te gjykatave supreme (kushtetuese dhe te larte), nuk ka parlament monopartiak, nuk ka votime me nje parti, nuk ka raport te ODIHR-it te OSBE-se qe i deligjitimon keto votime, nuk ka shtypje te fjales se lire me ligj nen pretekstin e shpifjes.

Vini re! Ne qender te misionit te kesaj organizate janë liria e shprehjes, shtypit dhe organizimi i zgjedhjeve te lira, pluraliste dhe demokratike.. Tani perfytyroni ministrin e jashtëm tonin të predikoje ruajtjen dhe zbatimin e ketyre parimeve dhe vlerave te te tjeret antare te organizates!”- shkruan Panariti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb