Interi do të jetë pa Joaquin Correan në përballjen kundër Milanit, derbi i cili do luhet në Stadio Giuseppe Meazza të dielën në orën 20:45.

Pritej që Correa të kishte një vend në stol dhe të luante në pjesën e dytë si zëvendësues, por nuk do të jetë i grumbulluar për këtë derbi.

Sipas Sky Sport Italia, argjentinasi ka pësuar një problem muskulor në kofshën së djathtë.

Nuk besohet të jetë diçka serioze, por mjafton për ta lënë atë jashtë në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Lajmi pozitiv për trajnerin Simone Inzaghi është rikthimi i Brozovic nga dëmtimi.

Ka raportime se Romelu Lukaku ka kaluar Edin Dzekon për të luajtur titullar kundër kampionëve të Italisë, përkrah Lautaro Martinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: