BEOGRAD – Akomodimi i një shtetasi amerikan në hotelin ku pritet të qëndrojë kombëtarja serbe e futbollit në Tiranë, ka shqetësuar shefin e sigurisë së Federatës Serbe të Futbollit.

Mediat në Serbi shkruajnë se futbollistët serbë mund të mos akomodohen në hotel në Tiranë, në rast se nuk lirohet dhoma ku qëndron një shtetas amerikan. Shefi i sigurisë së Federatës Serbe, Mirko, akuzon palën shqiptare për prishje të marrëveshjes, pasi kanë lejuar që në hotel të qëndrojë një shtetas tjetër.

“Nuk mund ta pranojmë këtë, do negociojmë ta zgjidhim. Nëse nuk zgjidhet, refuzojmë të akomodohemi në hotel.”- deklaroi Mirko.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: