Christian Pulisic është objektiv i AC Milan për sezonin e ardhshëm. Siç raporton La Gazzetta dello Sport, trajneri Stefano Pioli do të kërkojë një investim për korsinë e djathtë të sulmit, duke qenë se këtë edicion e ka përshtatur Brahim Diaz në atë pozicion pasi është i pakënaqur me paraqitjen e Messias dhe Saelemaekers.
Rruga të çon te Chelsea, ku synohet Pulisic. Pas 4 sezonesh me blutë, amerikani mund të provojë një aventurë të re në Itali. 24-vjeçari përshtatet shumë me mënyrën e lojës që kërkon Pioli dhe gjatë verës mund të vijnë të reja të rëndësishme.

(BalkanWeb)