Një anëtar i stafit të administratës së presidentit të Rus, Vladimir Putin, rezulton të jetë ndër personat e prekur nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga Kremlini zyrtar. Mediat e huaja teksa kanë publikuar deklaratën e zëdhënësit për shtyp, Dmitry Peskov, ky i fundit sqaronte se presidenti rus po vazhdon punën si zakonisht.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në Rusi, ka shkuar në 1,036, ndërkohë që 3 persona kanë humbur jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: