Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në Open në News 24 dha detaje nga dosja e kryetarit të PD Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Daci tha se një detaj interesant në dosje është se një nga apartamentet te pronat e Malltezit është blerë nga ish-kryebashkiaku i Kukësit i përfshirë në skandal seksual, Safet Gjici. Mirëpo, ky është fakt thjesht rastësor. Gazetarja tha se SPAK pretendon se Sali Berisha ka bërë ndryshime ligjore që të favorizojë dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Gazetarja Glidona Daci: SPAK pretendon se z Berisha ka bërë ndryshime në ligj që të favorizojë dhëndrin e tij. Kemi pasur ndryshimin e destinacionit të pronës nga pronë sportive në pronë private. Shohim shkresa e dokumentacione, ku ministrat e Berishës janë përfshirë në një farë mënyre, që procedurat të përshpejtohen. SPAK thotë se Jamarbër Malltezi, Begeja dhe Fatmir Bektashi ishin të bindur se do të bëheshin ndryshime në ligj në favor të tij. SPAK thotë se Berisha ka pasur përfitime nëpërmjet dhëndrit dhe vajzës së tij. Një nga apartamentet te pronat e Malltezit është blerë dhe nga Safet Gjici, kjo është lidhje rastësore.
SPAK ka një dosje të plotë prej 500 faqesh. SPAK thotë se z Berisha ka përfituar nga pasuritë e dhëndrit. Dhëndri është pasuruar, por se nga kjo ka përfituar Berisha. Prokuroria pretendon se Berisha ka përfituar nga Malltezi. Gjatë fushatës më 2013, kompania që drejtohet nga Fatmir Bektashi ka paguar për një këngëtar në fushatë.
(Balkanweb)