TIRANË

Për kryeministrin Edi Rama, Policia e Shtetit , nuk është në asnjë situatë problematike, por në një në një proces rritjeje dhe fuqizimi të mëtejshëm. Në bashkëbisedimin e tij për mediat, duke iu referuar ngjarjeve të fundit kriminale në vend, Rama u shpreh se një apo dy të tilla nuk mund të hedhin poshtë punën e policisë.

“Nuk di se si të shpjegoj që rastet konkrete shihen ne kontekst. Nëse do niseshim nga rastet për të hequr njerëz, s’do kishte ngel më njeri që të merrte një detyrë.

Policia e Shtetit, nuk është në asnjë situatë problematike, është në një proces rritjeje dhe fuqizimi të mëtejshëm, nuk ka problematikë më të madhe sec kishte para këtyre ngjarjeve, kur gjërat dukeshin normale.

Nëse i referohemi disa ngjarjeve me ‘ngrëniet e kokave’ duhet të shikojmë edhe aty reagimin e policisë, dhe ndalimin e autorëve. Nuk ka krizë në Policinë e Shtetit, kjo është e qartë për mua, bazuar në fakte kontekst e në trende. Puna e Policisë nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike. Cfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjve që në mes të natës, futen në një sherr dhe përfundon me fatatiletete. dini të ma thoni këtë. Në cilin vend të Botës, mund të evitohet? Nëse vijmë te armëmbajtja pa leje, kemi një legjislacion ndër më të rëndët, nga pikëpamja e dënushmërisë kemi një problem edhe vreshti nuk ruhet sa duhet nga frika e ligjit.

Nuk kam dal këtu të justifikoj asgjë, as të heq asnjë përgjegjësi nga askush, por jemi në një moment shumë të rëndësishëm të vitit. Ku kemi në ndër periudhat më të rëndësishme për ekonominë, turizmin.

Një apo dy ngjarje, janë arsye për të nxjerrë mësim, por jo për të nxjerrë arsye se këtu vdesin dhe turistët të kthehen nga rruga. Janë me mijëra raste që kanë marrë dokumetacionin dhe janë disa me konflikte. Plazhi është i qytetarëve, nuk mund ta marrësh duke ardhur nga 7 radhë më tutje e duke u imponuar.

Kjo është gjëja që ne kemi bërë e do e bëjmë deri në fund. Nuk mund të jetë gjithë plazhi një shtrat me shezllone e roje që kërkojnë lekë. Kush nuk do të paguajë, mund të rri në rërë e të mos paguajë asgjë, se është plazhi i vet si qytetar.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb