Milani vuan, por në fund fiton dhe merr tri pikë të rëndësishme në objektivin për një vend në Champions League. Skuadra kuqezi kaloi 2-1 Genoa në sfidën e luajtur në “San Siro”. Vendasit nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen, pasi në minutën e 13-të kaluan në epërsi me Rebic. Por në të 37-ën, miqtë surprizuan në zhvillimet e një goditje këndi, duke barazuar shifrat me Destro.

Milangenoa Seriea 24
Milangenoa Seriea 24

Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit Milani ishte me fat. Në minutën e 68-të, Scamacca devijoi topin në portën e tij, ndërsa ky autogol do të vuloste fitoren e kuqezinvje që ngjiten në kuotën e 66 pikëvë në vendin e dytë të renditjes dhe tani shpresojnë te ndalesa e rivalëve direktë në garën për Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: