Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Mbikalimin e Shkozetit, ku si pasojë është plagosur ndër të tjera edhe prokurori Arjan Ndoja.

Nga pamjet e publikuara nga JOQ nga vendngjarja, ku nxirreshin personat e plagosur shihej pranë “Benzit” dhe një mjet tjetër luksoz, për të cilin policia nuk ka dhënë asnjë detaj. Nga pamjet e publikuara, shihej se dyert e automjetit me ngjyrë të zezë ishin të hapura. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje drejtpërdrejtë me “News 24” jep detaje në lidhje me automjetin e dytë të dyshuar në vendngjarje, si dhe shpreh arsyet ps mund të ketë ndodhur atentati.

“Policia po heton pasi ka dyshime për një automjet të dytë që është parë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, automjeti ku udhëtonte prokurori do të mbahet sot në vëzhgim, për të këqyrur provat. Ndërkaq, duhet thënë se prokurorët dhe gjyqtarët, krahas të tjerave, do të duhet të japin llogari edhe për kontaktet që kanë me lidhjet e papërshtatshme.  A mund të thuhet se Arjan Ndoja ka kontakte të papërshtatshme? Kjo duhet parë pas hetimeve, që kanë nisur tashmë.

Ndoja është marrë në mbrojtje nga policia. Prokuroria është duke parë si pistë kryesore atë të një atentati ndaj prokurorit Ndoja. Arjan Ndoja më herët është akuzuar nga avokati Ilia Ilia se është goditur nga persona që kanë lidhje me prokurorin. Ndoja gjithashtu ka pasur në dorë çështje për pronat”, tha gazetarja Lala.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb