Një automjet ka marrë flakë në ecje, para pak minutash te “Rruga e Elbasanit”, pranë rreth rrotullimit të Saukut, në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet një prani e lartë e makinave të policisë, ambulancës dhe forcave zjarrfikëse që po punojnë për të shuar flakët.

Burime nga policia paraprakisht bëjnë të ditur se një defekt në mjet ka shkaktuar zjarrin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: