Një balenë është gjetur rreth 15 metra nga plazhi në Soure, ishulli brazilian i Marajo, në shtetin e Para.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet Instagramit nga OJQ-ja për mbrojtjen e mjedisit Bico Agua, e cila ka gjetur gjitarin.
‘Për shkak të përmbytjeve të mëdha, të zakonshme në zonën veriore të Brazilit është e kuptueshme që gjitari të ngecë në mes të pyllit.

Nuk është një kafshë e vjetër, as kaq e madhe sa duket në foto’, thonë vullnetarët duke nënvizuar që bëhet fjalë për një këlysh balene rreth 1 vjeç, i gjatë 8 metra’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb