TIRANE

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, prej kohësh po shijojnë dashurinë e tyre dhe janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut. Së fundmi, Dafina ka publikuar një video në rrjete sociale, me të cilën i vuri fansat në mendime.

Pas disa momenteve që shihet duke drekuar me miqtë dhe partnerin, Dafina poston dhe një video ku duket barku i fryrë. Bukë apo bebe?

Kjo mund të jetë një shaka e rastit, por përsëri ndjekësve u pëlqen ta mendojnë Dafinën një nënë të re.

Kujtojmë se para pak javësh, artistja solli pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”, me titull “Japa”. Në kaq pak kohë kjo këngë ka arritur miliona klikime në Youtube, duke u kthyer në një nga këngët e preferuara dhe në TikTok. Në fakt Dafina e kishte menduar paraparakisht që kjo këngë të bëhej virale në këtë rrjet social, duke realizuar një kërcim shumë të lezetshëm, që tashmë po kopjohet nga gjithë fansat e saj.

Ndërkohë prej kohësh fansat e Dafinës po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.

Në këtë album do të mësojmë shumë për jetën e saj, që deri më sot këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë. Dafina është rritur në një familje femrash, pa figurën atërore dhe jeta e saj kaqenë e mbushur me sfida. Të gjitha këto ajo ka premtuar se do t’i tregojë një më një përmes këngëve të albumit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb