Vendimi është marrë, Zinedine Zidane do të jetë trajneri i Real Madrid edhe në sezonin 2020/21, për këtë është e sigurt e përditshmja spanjolle “Marca”. Presidenti i Realit dhe trajneri francez janë takuar dhe kanë biseduar pas përfundimit të La Liga duke arritur një kompromis ndërmjet tyre. Fitimi i titullit kampion në Spanjë i vendosi vulën këtij bashkëpunimi i cili pritet të zgjatet sërish në kohë.

Zidane
Zidane

“Zidane është një bekim për Real Madrid”, kështu është shprehur Florentino Perez pasi ekipi i tij siguroi matematikisht titullin kampion pas sfidës kundër Villareal. Në fakt Perez ka të drejtë, Zidane arriti të rikthej në lojë një grup që dukej në fund të ciklit, arriti 10 fitore në 10 ndeshje në periudhën post Covid-19 duke i dhuruar Realit titullin e 34-ët në histori. Shuhet ëndrra e tifozëve të Juves për të parë Zidane në krye të “Zonjës së Vjetër”. Francezi ka qene dhe mbetet një objektiv i klubit, rikthimi i tij në Torino pritej prej kohësh por me sa duket Zidane ka vendosur të vijoj karrierën e tij në Madrid, të paktën edhe për një tjetër sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb