Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Sport”, Robert Lewandowski ka bërë një bilanc të aventurës së tij të re me Barcelona-n. Polaku nuk e ka fshehur hidhërimin për eliminimin nga Champions League:

“Nuk kemi luajtur siç duhej të luanim. Kemi pasur disa dëmtime, veçanërisht në mbrojtje, dhe kjo na ka bërë të humbim pak ritëm dhe stabilitet. Kemi bërë disa gabime të vogla dhe nuk ka munguar fati i keq: nuk kemi arritur të konkurrojmë me Inter-in dhe Bayern-in, por jemi të lumtur për ecurinë tonë në kampionat”.

E tashmja dhe e kaluara e Barcelona-s. Mes Leo Messi-t dhe Lewandowski-t ka një respekt të madh reciprok, që është dëshmuar edhe nga biseda mes të dyve në përfundim të Poloni-Argjentinë në Katar.

I pyetur nga Sport për përmbajtjen e bisedës, sulmuesi polak ka deklaruar: “Nuk dua të them se për çfarë kemi folur, por ka qenë një bisedë e bukur. Mendoj se këto gjëra nuk duhen shpjeguar, sepse është pjesë e jetës sonë private, por ka qenë shumë bukur.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb