Barcelona mbetet në kërkim të një sulmuesi. Pista Morata ra përfundimisht me Juventus që e konsideron të pashitshëm, për këtë arsye, Xavi i ka propozuar drejtuesve të klubit një tjetër emër. Sipas “El National”, tekniku blaugrana kërkon në “Camp Nou” sulmuesin e Liverpool, Roberto Firmino.

Brazilianit i skadon kontrata në verën e vitin 2023 por në përfundim të këtij sezoni të kuqtë mund të futen në negociata me çdo klub që kërkon shërbimet e tij pasi në të kundërt mund ta humbasin falas.

Barcelona është e gatshme të investojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Firmino.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb