Jemi mësuar që çdo të premte, përkrah moderatorit Arjan Çani të gjendet edhe “Sofia”, asistentja e tij. Por këtë të premte biondja bukuroshe është zëvendësuar nga një brune mjaft seksi.

Arsyet e largimit të saj nuk janë bërë ende publike nga Çani apo vetë asistentja e tij, “Sofia”. Duke njohur natyrën e Çanit, natyrisht që në javët në vijim do të na prezantojë me asistenten e tij seksi, duke na rrëfyer edhe arsyet e largimit të biondes që e ka shoqëruar prej disa vitesh.

Por, burime të Blitz.al thonë se ishte një batutë e Çanit që nuk ishte pritur mirë nga i fejuari i Sofies.
Një ndryshim ky që nuk mund të anashkalohej pa u vënë re. Javën e kaluar, në studion e “Zonë e lirë” ishte e ftuar Bleona Qereti. Kur Çani pyet Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ka punuar, Bleona i ka drejtuar të njëjtën pyetje, në qoftë se ai kishte fjetur me Sofinë.

Si gjithmonë ai ka reaguar plot humor kundrejt kësaj pyetjeje dhe ka bërë një batutë për këtë.

Por duket se batuta e Çanit nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sophies. Burime për Blitz.al, pohojnë që ka pasur edhe debate. Batuta e Arjan Çanit i kushtoi asaj vendin e punës, sepse i fejuari i saj nuk e ka lejuar që ajo të shkojë më në emision.

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: