Dy prezantues të Channel 7, Mike Amor dhe Rebecca Maddern, së fundmi u kapën jashtë transmetimit duke fyer Novak Djokoviç.

Djokoviçit iu rivendos viza të hënën pasi gjyqtari Anthony Kelly vendosi se atij nuk iu dha kohë e mjaftueshme për t’u përgjigjur pasi u njoftua nga autoritetet për qëllimin e tyre për të anuluar vizën e tij. Serbi kishte fluturuar në Melburn me një përjashtim mjekësor mbi bazën se ai kishte rezultuar pozitiv për virusin më 16 dhjetor.

Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Amor shihet duke heqe për mikrofonin e tij qe eshte akoma i ndezur, ndërsa kamera pa dashje vazhdon të regjistrojë. Ndërsa spikerja mashkull ishte e zënë duke kërkuar për mikrofonin e tij, Maddern e filloi bisedën duke e etiketuar numrin 1 të botës një gënjeshtar.

Ai u përshkrua si “gënjeshtar, budalla e trap.

“Sido që ta shikoni, Novak Gjokovic është një gënjeshtar, i poshtër, komplet trap,” tha Maddern. “Ashtu si sido që ta shikosh. Është për të ardhur keq që të gjithë të tjerët janë rrethuar rreth tij. Nga ta shikosh është një trap që vetëm gënjen. Një trap që mendon se po bën gjënë e duhur. Nuk mund ta justifikosh këtë veprim të tijin”

https://twitter.com/i/status/1480860331270283264

Janë ngritur pikëpyetje për legjitimitetin e testit pozitiv të Djokoviqit, duke marrë parasysh kohën e tij. Numri 1 i botës ka kundërshtuar gjithashtu kritikat nga njerëzit në mbarë botën për pjesëmarrjen e disa ngjarjeve publike pasi me sa duket rezultoi pozitiv për virusin e frikshëm.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: