Filipinet i dhanë një dënim me 129 vjet burg një burri australian për një skandal të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Për Peter Gerard Scully, i cili tashmë po vuan një dënim të përjetshëm për një mori akuzash, duke përfshirë përdhunimin dhe trafikimin e vajzave, ky ishte dënimi i dytë.

Scully u arrestua në vitin 2015 në Malaybalay në Filipine pasi u arratis nga Australia në 2011.

Ai kishte ardhur në Filipine për t’i shpëtuar akuzave për mashtrim në vendin e tij.

Ai më pas krijoi një biznes seksi kibernetik, duke filmuar vajza adoleshente nga familje të varfëra teksa kryente seks me to ose përdorte lodra seksi, thanë hetuesit më parë.

Më 3 nëntor, një gjykatë e Cagayan de Oro dha dënimin pasi Scully dhe tre të akuzuarit e tij hynë në një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Raportet thanë se ata ishin akuzuar për 60 vepra, duke përfshirë trafikim, materiale për shfrytëzimin e fëmijëve, abuzim të fëmijëve dhe përdhunim.

E dashura e Scully, Lovely Margallo, u dënua me 126 vjet burg. Dy të tjerëve u dënuan me më shumë se nëntë vjet.

“Ata të gjithë duan të mbyllin këtë fazë të errët të jetës së tyre dhe të vazhdojnë përpara”, thuhet në deklaratën e familjeve të viktimave, e cila përfshinte një vajzë 18-muajshe dhe një fëmijë, trupi i të cilit u gjet i varrosur nën dyshemenë e një shtëpie me qira nga Scully.

Merlynn Barola-Uy, një prokurore rajonale në qytetin jugor të Cagayan de Oro tha: “Kjo është një fitore e madhe, jo vetëm për ne prokurorët në Departamentin e Drejtësisë, por më e rëndësishmja kjo është një fitore e madhe për viktimat e të mbijetuarit. ”

Në vitin 2016, prokurorët në Filipine kishin kërkuar që dënimi me vdekje të rifutej si dënim për Scully. Më pas, 52-vjeçari Scully akuzohet se ka drejtuar video të tmerrshme që përfshijnë përdhunime dhe tortura dhe i ka shitur ato. Ai po hetohet për gjithsej 75 akuza, përfshirë përdhunimin e dyshuar të një vajze 18 muajshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb