ITALI- Mund të ketë qenë vetëm një armë lodër ajo që shihet në dorën e një burri që shkaktoi panik në stacionin Roma Termini. Policia e njoftuar nga disa udhëtarë për praninë e një burri me një pushkë, ka bllokuar menjëherë qarkullimin dhe lëvizja e trenave u pezullua për rreth një orë. Stacioni i Roma Terminit u evakuua në mënyrë që policia të kishte mundësi të kontrollonte zonën dhe më pas ta siguronte atë.

Burri i armatosur me një pushkë është identifikuar nga kamerat e sigurisë që e kanë fokusuar ndërsa përgatitej për të marrë një tren për Anagni. Sipas konstatimeve, ai mund të jetë një italian rreth 40 vjeç. “I dyshuari” më vonë u vu re në afërsi të stacionit të Anagnit, ku vazhdojnë kërkimet.

Burri ishte bllokuar fillimisht nga një karabinier në trenin për Anagni, sepse kishte armën-lodër, por më pas është lënë të vazhdojë rrugën, pasi situata nuk ishte lidhur me alarmin e evakuimit në stacionin Roma Termini. Karabinierët kanë vijuar kërkimet në zonën përreth stacionit të Anagnit.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: