Policia në Kaliforni iu është përgjigjur të shtënave që kanë lënë 10 të vrarë, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Dhjetë persona janë vrarë në të shtënat masive në një qytet në Los Anxhelos, pas festimeve të Vitit të Ri Hënor, tha policia.

Bob Boese, shef i departamentit të policisë, tha se të shtënat u raportuan në orën 22:22 sipas kohës lokale, në Monteri Park. Sulmuesi është mashkull, tha ai.

Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë informacione, teksa policia i është përgjigjur raportimeve për të shtënat.

Monteri Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos.

Mijëra persona më herët u mblodhën në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monteri Park.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, në zonën ku ka ndodhur incidenti është parë prani e shtuar e policisë.

Një dëshmitar i ka thënë Los Angeles Times se tre persona hyn në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte dyert pasi në atë zonë ishte një person me armë automatike.

Festivali vjetor për Vitin e Ri Hënor zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100.000 vizitorë.

Monteri Park ka afër 60.000 banorë dhe është shtëpi e një komuniteti të madh aziatik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb