Kim Kardashian është fotografuar së fundmi teksa shkonte në festën e ditëlindjes së miliarderit britanik, Jamie Reuben.
Një muaj pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga bashkëshorti, Kanye West, 40-vjeçarja dukej mahnitëse. Ajo u shfaq e veshur me një veshje mjaft ekstravagante, që i zbulonte këmbët e gjata.
Të shtunën mbrëma, ylli televiziv mori pjesë në festën e “misteriozit” beqar me bazë në Londër, Jamie. Kim ishte kujdesur për çdo detaj të pamjes së saj, që të merrte vëmendjen e të gjithëve. E kështu ndodhi!

Përveç veshjes ekstravagante, 40-vjeçarja mbante një palë sandale me taka, e mbushur me bizhuteri dhe flokët i mbante të lëshuara.
Me pak fjalë, themeluesja e KKW Beauty dukej shumë elegante teksa tregonte format e saj bombastike. E sigurisht që mori gjithë vëmendjen teksa po shkonte në festën që u zhvillua në Kaliforni.

Ndërkohë Jamie, i cili është shok me Princeshën Beatrice dhe Scooter Braun, është djali i investitorit britanik të pronave. “The Sun” shkruan se do të trashëgojë 19 miliardë dollarë dhe është drejtor në kompaninë më të madhe të garave me kuaj në Britani.
Ndërkohë Reuben nuk ishte i vetmi miliarder në festën e tij, falë Kim Kardashian. Kujtojmë se sipas “Forbes”, pronarja e KKW Flagrance ka zbuluar se kompania e saj ka vlerën 780 milionë dollarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: