Liga Profesioniste e Futbollit dhe qeveria shqiptare ruajnë me fanatizëm pozicionet e tyre, teksa futbolli në vend vijon të jetë në kaos total. Nisja e sezonit duket larg, ndërsa deri tani UEFA luan një rol neutral. Qeveria europiane e futbollit e ka konfirmuar këtë pozicionim zyrtar të saj për “News 24”. E kontaktuar me e-mail, UEFA nuk ka dalë nga kornizat e diplomacisë. “UEFA është informuar nga Federata Shqiptare e Futbollit mbi zhvillimet e situatës, për të cilën ne shpresojmë të zgjidhet pozitivisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që futbolli të rinisë.

Uefa
Uefa

Për më tepër, kjo është një çështje brendëshme e Federatës Shqiptare”, lexohet në përgjigjen që qeveria europiane e futbollit i ka kthyer interesimit të “News 24”. Ndërkohë, “armëpushimi” i vendosur në mbledhjen e së hënë në Ligën e Futbollit ku mori pjesë edhe deputeti Fidel Ylli, i cili është mandatuar nga kryeministri Rama si negociator, duket se nuk po funksionon. Palët vendosën të qëndrojnë larg akuzave mediatike në pritje të takimeve zyrtare, që ende nuk janë në program. Si pasojë shanset që sezoni të nisë edhe këtë fundjave janë afër zeros.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb