AUSTRALI-Një grua është shtruar në spital me një mushkëri të dëmtuar, pasi është sulmuar nga një kangur në pronën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Millmerran, në jug-perëndim të Queensland, në Australi, bën të ditur Bbc.

Edhe bashkëshorti i saj është plagosur, duke marrë disa fraktura. Linda Smith, 64 vjeç dhe bashkëshorti Jim, po i jepnin për të ngrënë disa kangurëve teksa njëri prej tyre, i lartë 1.82 metra, e ka sulmuar burrin që po përpiqej ta shtynte.

Bashkëshortja dhe djali kanë ndërhyrë për ta mbrojtur, por kafsha ka sulmuar edhe gruan, duke e goditur me këmbë në fyt. Në këtë pikë, djali ka ndërhyrë me një lopatë dhe kanguri është larguar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb