DIVJAKE-Prej ditës së djeshme, një delfin me një gjatësi prej 1,5 m ka humbur orientimin duke ngecur në cektinat e plazhit të Divjakës. Për më tepër ai ishte kthyer në një objekt argëtimi për pushuesit dhe shumë prej tyre e nxirnin prej ujit dhe bënin foto me të. Sot në mengjes u lajmëruan drejtuesit e Parkut Kombëtar, te cilet vendosën një roje për ta mbrojtur nga kureshtarët dhe të kujdesej për të deri sa u bë i mundur transportimi i tij nga specialistët në thellësi të detit ku mund të notonte e të largohej.

Pas disa tentativave, ai mori drejtimin e duhur për në det të hapur dhe i sigurt nga kureshtarët. Kjo është periudha që shumë specie detare i afrohen bregut për ushqim dhe mbeten në cektina duke humbur orientimin.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: