Largimi i Robert Lewandowski-t ka lënë një gropë të madhe në shtëpinë e Bayern, është e qartë se objektivi kryesor në merkaton e verës do të jetë gjetja e një “bomberi” të ri.

Prej një kohe të gjatë në media qarkullon emri i Harry Kane, kapiteni i “tre luanëve” është një profil që i pëlqen shumë Bayern. Për të arritur te sulmuesi janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të madhe ekonomike, janë të gatshëm të paguajnë 100 mln paund kesh për të bindur Tottenham.

Martinez
Martinez

Harry Kane është objektivi kryesor, por jo i vetëm, pasi në listën e dëshirave ka qenë dhe mbetet Lautaro Martinez. “Demi” i Inter është rikthyer në nivele të larta, Bayern mund të hidhet në sulm për argjentinasin, gjithnjë nëse dështon pista Kane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb